Kosova është një rast unik, që po përgatitet edhe për në BE
30/09/2009 Takimi i zëvendëskryeministrit Meta
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka zhvilluar ditën e djeshme një takim të veçantë me kryetarin e Partisë Aleanca për Kosovën e Re Bexhet Pacolli. Gjatë këtij takimi Meta ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, i ka kontribuar paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin tonë. “Kosova është një rast unik, ku është krijuar një shtet i ri, i cili njëkohësisht po përgatitet edhe për t’u integruar në Bashkimin Europian”, - tha ai. Ai konfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të koordinuar hapat me institucionet e Kosovës dhe faktorë të tjerë relevantë për vazhdimin e lobingut. “Rikonfirmoj rëndësinë e madhe që ka forcimi i bashkëpunimit të të gjitha institucioneve të Kosovës dhe të politikës në Kosovë me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, me qëllim që krahas kësaj përpjekjeje të jashtëzakonshme që po bëhet për forcimin e institucioneve të reja demokratike të këtij shteti të ri”, - deklaroi ministri Meta. Nga ana e tij kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli, falënderoi ministrin Meta për ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për Kosovën, në konsolidimin e shtetit të pavarur e sovran si dhe të njohjes së saj. Ai tha se duhet punuar më shumë me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe me institucionet shqiptare për të gjetur mënyrën më të lehtë për të pasur njohje edhe më të mëdha të pavarësisë së Kosovës.