Aplikimet dhe kuotat bosh për fazën e tretë
01/10/2009 Universitetet, hartohet formulari i ri A3 i preferencave që do të publikohet pas një jave
Në fillim të javës së ardhshme pritet të publikohet lista zyrtare me kandidatët e regjistruar përfundimisht në universitet për fazën e dytë të pranimeve për 2009-2010-n. Bashkë me këtë listë do të evidentohen edhe kuotat e mbetura bosh, të cilat do të plotësohen në një fazë të tretë nëpërmjet një renditjeje të re të preferencave. Aktualisht është hartuar formati i formularit A-3 të preferencave dhe pas zbardhjes së kuotave bosh do të shpërndahet nëpër drejtoritë arsimore të çdo rrethi, për t’u plotësuar më pas nga kandidatët jofitues. Pavarësisht faktit se ende nuk janë mbyllur regjistrimet përfundimtare, fakultetet raportojnë vende të shumta bosh, të cilat janë krijuar për shkak të lëvizjeve të kandidatëve për studime jashtë vendit. Konkretisht kandidatët që kanë aplikuar për studime në Itali, por që janë regjistruar dhe në fazën paraprake nuk paraqiten për të bërë regjistrimin përfundimtar, pasi kanë marrë konkursin e pranimit në shtetin Italian. Për rrjedhojë, këto vende do të plotësohen në fazën e tretë të pranimeve nëpërmjet formularit të ri të preferencave.
Kuotat e mundshme
Në formularin e ri të preferencave do të shpallen sipas një rendi të caktuar të gjitha programet e studimeve të larta që kanë kuota të parealizuara (sipas praktikave të viteve të shkuara fakultete e rretheve dhe Universiteti Bujqësor në Tiranë raportojnë numrin më të lartë të kuotave të mbetura bosh). Përveç 517 kuotave të parealizuara që në fazën e parë të pranimeve në këtë formular do të evidentohen edhe vendet bosh të fazës së dytë, të cilat paraprakisht mendohet të jenë më shumë se 2000 kuota.
Kriteret
Gjatë javës së ardhshme pritet të publikohet një udhëzim i posaçëm pranimi për fazën e tretë, ku janë përcaktuar kategoritë që do të lejojnë të plotësojnë këtë formular. Të drejtën e plotësimit të formularit A-3 do ta kenë kandidatët që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve të dy fazave të para. Gjithashtu do të përcaktohet nëse plotësimi i formularit do të lejohet edhe për ata që janë shpallur fitues, por duan të ndërrojnë degë, si dhe atë kategori që është shpallur fitues në fazën e dytë, por që për arsye të caktuara nuk ka bërë regjistrimin. Këtë formular kanë të drejtë ta plotësojnë edhe ata kandidatë që kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007 dhe 2008 apo 2009 dhe nuk figurojnë të regjistruar dhe ata që kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve në korrik të vitit 2008 e 2009.
Pas renditjes së re të fituesve do të çelet faza e tretë e regjistrimeve pranë sekretarive mësimore të universiteteve, njëlloj siç është vepruar në dy fazat e para. “Për regjistrim kandidati të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale tashmë të përcaktuara.
Universitetet do të zhvillojnë edhe një raund të tretë pranimesh, që do të përzgjedhë kandidatët e rinj fitues për studimet e larta publike pas plotësimit të formularit A-3, çka do të thotë se në fazën e tretë nuk do të ketë më lëvizje të preferencave, as postim të vijës së fituesve. Kjo fazë do të jetë veçanërisht për universitetet e rretheve, që raportojnë kuota të shumta të mbetura parealizuar.
Kandidatët fitues përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve (APRIAL) në bazë të dy parimeve: primi i meritës - sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për disa programe studimi edhe të rezultateve të konkursit special; dhe në bazë të përzgjedhjes së re të degëve nga vetë kandidati në plotësimin e formularit A-3.
Të drejtën e plotësimit të formularit A3 do ta kenë kandidatët që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve të dy fazave të para. Në një udhëzim të posaçëm të MASH-it do të përcaktohet nëse plotësimi i formularit do të lejohet edhe për ata që janë shpallur fitues, por duan të ndërrojnë degë, si dhe atë kategori që është shpallur fitues në fazën e dytë, e që për arsye të caktuara nuk janë regjistruar.
Njëkohësisht këtë formular do të kenë të drejtë ta plotësojnë edhe kandidatët që kanë fituar provimet me zgjedhje në vitet 2007 dhe 2008 apo 2009 dhe nuk figurojnë të regjistruar në programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik, si dhe ata që kanë fituar konkurset e pranimit në Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve në korrik të vitit 2008 e 2009.
Përzgjedhja e re e degëve
Formulari A-3 përmban të gjitha kuotat e përcaktuara në listën e programeve të studimeve të larta që në dy fazat e para të regjistrimeve kanë rezultuar me kuota të parealizuara. Udhëzimi që do të nxjerrë Ministria e Arsimit pritet që të përcaktojë për secilin program studimi të ciklit të parë orientimin dhe aplikimin për programin e studimit të preferuar nga kandidati në bazë të pikëve të fituara dhe të pikëve të fituesit të fundit. Formulari A-3 do të shpërndahet pranë të gjitha drejtorive dhe zyrave arsimore në rrethe, ku do të tërhiqet nga kandidatët për t’u plotësuar me renditjen e re të preferencave. Plotësimi i këtij formulari pritet të nisë pas javës së dytë të muajit tetor, kohë në të cilën do të bëhet edhe renditja e re e fituesve për të gjitha kuotat bosh të programeve publike.
Plotësimi
Për renditjen e re të preferencave në formularin A-3 kandidatët jofitues do të kenë kohë në dispozicion rreth një javë. Më pas ky formular së bashku me të dhënat përkatëse do të dërgohet pranë APRIAL-it, ku do të bëhet renditja e fituesve sipas pikëve përkatëse. Kështu, brenda një kohe të shkurtër kjo agjenci do të përpunojë të dhënat e marra nga formularët A-3 dhe më pas shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A-3, në përputhje me kuotat e rishpërndara dhe njëkohësisht e dorëzon këtë listë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Do të jetë kjo e fundit që do të depozitojë listat e reja të fituesve në universitete, ku bëhet regjistrimi.