E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodran Metaj huazohet te Valvijk“Ne e mirëpresim ardhjen e Shkodranit, - tha drejtori teknik i Valvijkut, Mohamed Allah, - ai është një lojtar i ri i talentuar rolin e mesfushorit të majtë. Futbolli i tij është i fuqishëm dhe mund të ndihmojë

Shkodran Metaj, futbollisti kosovar në forcë me Groningen në kampionatin holandez, do të huazohet te klubi RKC Valvijk. Lajmin e dha faqja e njohur voetbalprimeur.nl, që i referohet nga ana e saj deklarimve të trajnerit të Valvijk, Rud Brod. Mesfushori, i cili ka shprehur së fundi se dëshiron të luajë edhe në radhët e Kombëtares A shqiptare, vlerësohet si një i ri i talentuar. “Ne e mirëpresim ardhjen e Shkodranit, - tha drejtori teknik i Valvijkut, Mohamed Allah, - ai është një lojtar i ri i talentuar rolin e mesfushorit të majtë. Futbolli i tij është i fuqishëm dhe mund të ndihmojë shumë grupin tonë aktual”. 21-vjeçari Metaj më parë ishte i lidhur me një interesim të SC Kambur, po në Holandë, por si një lojtar profesionist i Eredvieses, Shkodrani këmbënguli të ishte pjesë e një ekipi të një niveli më të lartë.

E Marte, 04 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›