E Diel, 1 Nëntor 2026

Taçi shtyn prezantimin, në Bolonja nisin pikëpyetjetPrezantimi zyrtar i “naftëtarit” shqiptar, i parashikuar për ditën e martë, 4 gusht në hotel “Baglioni” është shtyrë. Sipas gazetës italiane, Taçi ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që njerëzit e c

“Rezart Taçi, pronari i ri i Bolonjës? Për momentin duhet të presim”. Kështu shkruan gazeta italiane “Republica”, seksioni i Bolonjës, që shton se prezantimi zyrtar i “naftëtarit” shqiptar, i parashikuar për ditën e martë, 4 gusht në hotel “Baglioni” është shtyrë. Sipas gazetës italiane, Taçi ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që njerëzit e caktuar prej tij janë duke shqyrtuar librat financiarë të klubit. Për motivin e shtyrjes ende nuk ka një version zyrtar. “Në fakt, - shkruhet në lajmin e bologna.repubblica.it, - nuk është hera e parë, që ky operacion, që dukej se kishte përfunduar, vonohet. Njerëzit pranë Taçit vazhdojnë të shprehin entuziazëm: Do të bëhet, jemi të gjithë rë bindur”. Sipas medieve italiane, prezantimi pritet të realizohet në fundjavë. Taçi ka blerë 80 për qind të aksioneve të Bolonjës, në shumën e 24 milionë eurove. Pak ditë më parë, biznesmeni shqiptar, pronari i “Taçi-Oil International”, kishte pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, pikërisht në selinë e qeverisë, në pallatin “Kixhi”.

24 milionë
Taçi ka blerë 80 për qind të aksioneve të Bolonjës të zotëruara nga familja Menarini, në shumën e 24 milionë eurove.

E Marte, 04 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›