E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoi të punonte si piktor por përfundoi si “kopshtar”, dënohet me 1 vit burg shqiptari në Britani: Më kërcënuan me familjen...(EMRI)

Shkoi të punonte si piktor por përfundoi si “kopshtar”,

Një 31 vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë’ kanabisi atje.

Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Dedja, i cili kishte shpenzuar 10 mijë paund për të shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Sapo mbërriti ai u punësua si piktor e dkorues por për shkak se nuk shlyente dot borxhin , Dedja ka thënë se është detyruar që të punojë në fermë kanabisi.

Gjatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan 71 bimë të ndara në tre dhoma, të vlerësuar me 39 mijë euro.31-vjeçari tha në seancën gjyqësore se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.

Ai tha se trafikanbtët që e kishin punësuar i kishin marrë pasaportën, dhe se e kërcënonin se do të dëmtonin familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do të bashkëpunonte me ta.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›