Shkolla "Besnik Sykja", aktivitet për festën e pavarësisë së çlirimit
Më shumë se 100 vjet më parë "Sami Frashëri" botoi veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është dhe ç'do të bëhet". Është një nga testamentet filozofike më të famshme për Shqipërinë edhe pse filozofi i rilindjes parashikoi gjithçka që në ditët e sotme përputhet mjaft mirë me fjalët që thoshte ai. Por një shekull më pas shkolla e mesme "Besnik Sykja" nën moton e kësaj shprehje ka organizuar një aktivitet kushtuar festave të 28-29 nëntorit . Për drejtorinë e kësaj shkolle Ali Taka pozitive ishte fakti që kanë qënë vetë nxënësit të cilët janë marrë me organizimin e këtij aktiviteti gjë që iu bën atyre akoma më tërheqëse shkollën.
Me përkushtimin e madh të vetë drejtorit të saj, shkolla Besnik Sykja ka aritur të renditet ndër shkollat më cilësore në kryeqytet përsa I përket cilësisë së mësimit po ashtu edhe kushteve të përshtatme në ambjentët e saj.