E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi A/H1N1

Rritet numri i viktimave nga A/H1N1 në Kosovë. Në harkun kohor të 10 ditëve, ka shkuar në 6 numri i viktimave. Kjo është bërë e ditur në takimin e Grupit për menaxhimin e pandemisë së Gripit A/H1N1, në të cilin është raportuar për situatën epidemiologjike në Kosovë, masat e ndërmarra dhe hapat që duhet ndërmarrë ditëve në vijim.
Në këtë takim u bë e ditur se po ashtu, se sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një i sëmurë me shenja të dëmtimit të rëndë të mushkërive dhe i dyshuar për infeksion në A H1N1. Rezultatet për këtë rast janë në pritje. Sipas drejtuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i të konfirmuarve pozitiv në A H1N1 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 118.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›