Shkolla “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme gati për vitin e ri shkollor

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga shkolla “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, e cila pas rindërtimit është gati të mirëpresë nxënësit dhe mësuesit në vitin e ri shkollor.
“Një tjetër shkollë të rilindur, ‘Mersin Duqi’ në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, gati për të mirëpritur 160 nxënës e mësues në vitin e ri shkollor.”, shkruan Rama në postimin e tij.
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mersin Duqi” u dëmtua nga tërmeti dhe u rindërtua plotësisht, me përmirësim të kapaciteteve dhe krijimin e ambienteve të reja për nxënësit.
Godina e re është pajisur me standarde sigurie, dalje emergjence, sistem mbrojtjeje nga zjarri dhe ambiente të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara. Projekti ka parashikuar gjithashtu hapësira moderne mësimore dhe rekreative.
Shkolla “Mersin Duqi” pritet të nisë vitin e ri arsimor me dyert e hapura për komunitetin e zonës së Bërzhitës, ndërsa rikonstruksioni i saj është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore pas dëmeve të tërmetit.
1 nga 9/a.f/