E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla "Misto Mame", nis rikonstruksioni

Nje tjeter shkolle e standardeve evropiane i vihet ne dispozicion nxenesve te Njesise Bashkiake numer 8, ne kryeqytet. Shkolla "Misto Mame", e cila gjendet ne Rrugen e Dibres, prane Medresese, i eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te plote dhe ka kushtuar rreth 850 mije euro, fale nje kredie te akorduar nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Evropes. Ne ceremonine e perfundimit te punimeve per rikonstruksionin e kesaj shkolle, kryetari i Bashkise, Edi Rama, u shpreh se ne kete qytet po ndertohet rrjeti i shkollave te reja te se ardhmes, ku cdo prind mund ta coje femijen, me bindjen se endrrat dhe deshirat e tij me te medha per femijen jane te mundshme. "Ashtu sic po bejme sot ne Tirane, te njejten gje do te bejme neser ne te gjithe Shqiperine, duke ndertuar edhe shoqerine e se nesermes, ku nuk do te kete asnje qytet dhe asnje fshat, ku femijet te mos mund te realizojne deshirat dhe te plotesojne endrrat e tyre", tha Rama. Pas prishjes ne themel te objektit te vjeter ekzistues, shkolla "Misto Mame" tani gjendet plotesisht e ndryshuar me nje arkitekture te re, ne nje godine 4-kateshe. Shkolla ka nje kapacitet prej 700 nxenesish dhe permban te gjitha mjediset e nevojshme per zhvillimin e mesimit ne kushte bashkekohore. Hyrja e shkolles eshte vendosur ne pjesen veriperendimore te godines, e cila ne perfundim te rikonstruksionit disponon tashme 17 klasa mesimore, 4 laboratore, nje biblioteke 90 metra katrore, nje salle per administraten 103 metra katrore, salle polifunksionale 100 metra katrore, mjedise ndihmese 30 metra katrore, nyje sanitare 165 metra katrore, si dhe nje palester 502 metra katrore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›