E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi i detyruar nis qe 5 vjec

Nxenesit, qe do te hyjne ne klasat e para, nuk do te duhet te kene mbushur detyrimisht 6 vjec, por kjo moshe do te reduktohet ne 5 vjec. Ideja eshte hedhur nga specialiste te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, nisur nga shifrat modeste te frekuentimit te arsimit parashkollor. Keshtu, sipas shifrave zyrtare te dala nga studimet qe kane kryer ne terren specialistet, rezulton se rreth 30 per qind e femijeve 5-6 vjecare nuk frekuentojne kopshtet, te cilat jane si nje ure drejt arsimit te detyrueshem.

Projekti

Ministria e Arsimit dhe e Shkences e ka pare te arsyeshme qe femijet qe kurre s'kane frekuentuar kopshtin, te trajtohen ne klasa te vecanta. Per kete vit eshte menduar hapja e 50 klasave prane shkollave 9-vjecare ne qytete e fshatra. Rreth 25 femije per cdo klase do te marrin njohurite e munguara ne komunikim, gjuhe shqipe dhe edukate qytetare. Pra, behet fjale pikerisht kategorine e femijeve, qe nuk kane shkuar asnjehere neper kopshte per te marre dijet paraprake. Sikurse behet e ditur, mesimi i ndertuar ne forme lojerash do te zhvillohet nga ora 8 deri ne 13 te mesdites. "Per edukimin e ketyre vogelusheve do te perzgjedhim edukatoret me te mira, ne menyre qe nxenesit te asimilojne ato dije qe nuk kane mundur t'i marrin ne institucionet e arsimit parashkollor, dhe kjo te mos lere gjurme ne formimin e tyre", shprehen specialistet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Kesisoj, eshte menduar fillimisht qe pilotimi i ketij projekti te realizohet ne shkollat e Tiranes, Korces dhe Vlores, sepse keto rrethe do te kene numrin me te madh te klasave per edukimin e femijeve qe frekuentojne arsimin parashkollor.

Studimi

Kategoria e femijeve qe nuk kane kryer arsimin parashkollor rezulton me e prapambetura ne arsim. Sipas studimeve qe kane kryer specialistet e fushes, ka dale se femijeria e tyre kalon ne shtepi me gjysherit apo te afermit e tjere. Gjithashtu, ata nuk ingranohen ne aktivitete te tjera qe t'i pergatise per arsimin e detyrueshem. Keshtu, ata behen pre e jetes sedentare. Nxitur nga keto rezultate te pakenaqshme, krahasuar me vendet e tjera te Evropes, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka vendosur qe arsimi i detyruar te nise qe me moshen 5-vjecare. Por, pervec "analfabetizmit" ne arsimin parashkollor, mesohet se shqetesues eshte edhe analfabetizmi ne arsimin e detyrueshem. Disa dite me pare, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar ngriten shqetesimin per fenomenin e analfabetizmit ne shoqerine tone. Sipas tyre, me shqetesues ky fenomen eshte ne Tirane, kryesisht ne zonen e Kamzes nga nxenes dhe familje te ardhura kryesisht nga zonat verilindore, ne rrethin e Fierit, Elbasanit dhe te Korces.

Luljeta Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›