E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Pjetër Budi” në Tiranë me kushte moderne, hapësira të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë është gati të presë nxënësit dhe mësuesit në nisjen e vitit të ri shkollor me ambiente bashkëkohore.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga godina e re, e cila ofron një mjedis më funksional dhe gjithëpërfshirës për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Sipas Kumbaros, shkolla “Pjetër Budi” ka tashmë klasa të reja, sallë multifunksionale dhe  hapësira të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe.

Një pjesë e hapësirave do të shërbejë edhe për aktivitetet e programit “Pas Shkolle”, duke u dhënë nxënësve mundësi për të vijuar aktivitetet edukative, sportive dhe krijuese edhe përtej orarit mësimor.

“E pajisur me palestër, terrene sportive dhe ambiente të tjera me kushte bashkëkohore, kjo shkollë do të ofrojë mësim në hapësira që u japin nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre çdo ditë edhe në programin ‘Pas Shkolle'”, shtoi Kumbaro.

1 nga 18

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›