Shkolla Profesionale Teknike, Oresti Demirsha ka zgjedhur drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”

Oresti Demirsha, nxënës në vitin e 2-të në shkollën Profesionale Teknike ka zgjedhur drejtimin “Shërbime Mjetesh Transporti” duke e menduar si profesionin e të ardhmes.
Ai dëshiron që me përfundimin e shkollës të hapë servisin e tij për të ofruar këtë shërbim.
“Më pëlqen si profesion. E kam si profesion të mirë. Synoj të hap punën time”, tha nxënësi.
Në orët e praktikës, nxënësit mësojnë një sërë elementësh të automjetit si dhe riparimin e defekteve të ndryshme, ndërsa zhvillojnë dhe praktika në servise të qytetit.
“Në ambientet e shkollës, mësojnë gjërat elementare të shërbimeve të mjeteve të transportit. Komplekse sipas situatës në automjeteve i dërgojmë në autoserviset përkatëse për të mësuar edhe si punohet në një servis, por edhe se si trajtohet defekti aty”, tha Ilir Vangjeli, profesor i Shkollës Teknike, Korçë.
Kjo shkollë ofron 6 drejtime studimi, atë të shërbime mjetesh transporti, mekanike, elektroteknike, ndërtim, termohidraulikë dhe Teknologji Informimi dhe Komunikimi.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/