Kategoria e Parë në RTSH: Rregullorja e sfidave të Play Off-it dhe Play Out-it

Ndeshjet e fazës play-off të Kategorisë së Parë do të luhen më 24 prill. Burreli do të përballet me Pogradecin në stadiumin “Liri Ballabani”, ndërsa Besa sfidon Apoloninë në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 15:00 dhe do të transmetohen në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar.
Fituesit e këtyre dy çifteve do të kualifikohen për një finale të dytë, që do të zhvillohet më 30 prill. Ekipi që triumfon në këtë finale do të përballet më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”, në një tjetër përballje vendimtare për një vend në kampionatin elitë për edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë, më 26 dhe 27 prill do të zhvillohen dy sfidat e play-out-it në Kategorinë e Parë, që do të përcaktojnë skuadrat që do të sigurojnë mbijetesën për sezonin e ardhshëm. Kukësi përballet me Orikun më 26 prill, ora 16:00, në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa një ditë më pas, më 27 prill, ora 15:00, Kastrioti ndeshet me Luzi 2008 në stadiumin e Vorës.
Skuadrat që dalin fituese nga këto finale do të kenë të drejtën të garojnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2025/2026.
Rregullorja e Play Off-it në Kategorinë e Parë
Skuadrat e renditura në vendin e 3 (tretë), 4 (katërt), 5 (pestë) dhe të 6 (gjashtë) do të luajë ndeshje Play-Off-i për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e 8 (tetë) të Abissnet Superiore sipas skemës së mëposhtme:
Vendi i 3-të sfidon vendin e 6-të, ndërsa vendi i 4-të do të luajë kundër vendit të 5-të.
a. Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm .
b. Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale
c. Ndeshja finale e Play-Off do të zhvillohet me një takim në stadiumin që do të përcaktohet nga FSHF.
Rregullorja e Play Out-it në Kategorinë e Parë
Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e renditura përkatësisht në vendin e 9 (nëntë) dhe të 10 (dhjetë) të Kategorisë së Parë do të zhvillojnë një ndeshje me një takim përkatësisht:
a. Vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë.
b. Vendi i 10 (dhjetë)i Kategorisë së Parë i do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “B” të Kategorisë së Dytë.
23.4 Ndeshjet e Play-Off do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF.
Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, për të nxjerrë skuadrën fituese, atëherë do të
zhvillohen 2 x 15 minuta kohë shtesë dhe më pas nëse duhet penalltitë.