E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Shyqyri Peza” në Tiranë, kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Shkolla “Shyqyri Peza” në Tiranë po i rikthehet komunitetit pas një rikonstruksioni të plotë nga Bashkia Tiranë, duke ofruar kushte më të mira dhe hapësira moderne për rreth 1 mijë nxënës dhe mësues.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga godina e rikonstruktuar, e cila është konceptuar për të krijuar mjedise të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, duke garantuar kushte më dinjitoze për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Sipas kryeministrit Rama, shkolla e re do të jetë e hapur edhe përtej orarit mësimor për programin “Pas Shkolle”, si edhe për aktivitete, projekte dhe veprimtari të ndryshme të nxënësve dhe komunitetit

Investimi synon që shkolla “Shyqyri Peza” të shërbejë jo vetëm si një hapësirë moderne arsimore, por edhe si një pikë e rëndësishme komunitare, ku fëmijët dhe banorët e zonës mund të zhvillojnë aktivitete edukative, kulturore dhe sociale.

1 nga 11

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›