Dita e Ashures, besimtarët bektashinj kremtojnë në Teqenë e Zallit

Besimtarë të shumtë bektashinj kanë kremtuar sot ditën e Ashures në teqenë e Zallit. Kjo festë vjen pas 10 dite agjërimi ku kujtohet ngjarja e ndodhur në fushën e Qerbelasë.
Besimtarët gjirokastrit kanë përkujtuar Imam Hysenin me 72 besimtarët e tjerë dhe kanë uruar shëndet e begati në çdo familje.
Dita e Ashures është një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët bektashinj. Në këtë ditë kryhen ritet fetare dhe hahet ashurja e cila është simbol i solidaritetit, unitetit e ndarjes.
Gazetare L.Fili
/rtsh.al/