E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla dhe kopshti “Rexhep Mezini”, në shtator me mjedise bashkëkohore

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar dhe kopshtit “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit këtë shtator do të mësojnë, krijojnë dhe luajnë në mjedise  të reja dhe bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ambientet e shkollës.

“Shkolla do të ketë bibliotekë të pasur, laboratorë modernë, palestër dhe ambiente të jashtme në funksion të fëmijëve, personelit arsimor, por edhe gjithë komunitetit”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “shkolla është investim me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri dhe hapësira për zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve, ky objekt arsimor u ndërtua me mbështetjen e financimit të KfW-Banka Gjermane për Zhvillim dhe po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.

Shkolla ka 12 klasa dhe 3 ambiente për kopshtin, bibliotekë sallë aktivitetesh, 6 laboratorë palestër të mbyllur, fushë sporti të hapur dhe do të jetë një shkollë qendër komunitare.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›