Shkolla e futbollit të Realit, 200 fëmijë përzgjidhen nga ekspertë

Shkolla e futbollit të klubit galaktik Real i Madridit do të hapë dyert e saj për fëmijët shqiptarë në muajin shtator të këtij viti. Detajet e projektit të përbashkët mes partnerëve Perez dhe Rezart Taci është arritur para pak ditësh në Madrid. Akademia sportive në formatin e një shkollë futbolli do të afrojë në ambientet e saj në raundin e parë të rekrutimeve rreth 200 fëmijë që do të përzgjidhen nga një komision ekspertësh me teknicienë spanjollë të Realit por dhe me lektorë shqiptarë.
Gjithcka në këtë shkollë do të jetë gratis, dhe kjo për herë të parë mundësohet në Shqipëri nga grupi Taci-Oil që ofron mundësi aktivizimi në një akademi të vecantë, me përvojë madrilene, me lektorë nga Madridi, teksa i gjithë suporti financiar do të mundësohet nga pala shqiptare e përfaqësuar nga kompania Taci Oil. 200 fëmijët e parë që do të jenë pjesëmarrësit e parë të shkollës së Realit në Tiranë do të hyjnë në këtë shkollë gratis dhe do të ndjekin free të gjithë procesin mësimor, teorik dhe praktik.
Projekti është në fund, vetë presidenti Perez së bashku me presidentin e kompanisë Taci-Oil, Rezart Taci do të përurojnë akademinë e re, një mundësi gratis për fëmijët shqiptar të prirur pas pasionit të futbollit.
Gert Carcani