E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, Basha në Bruksel. Merr garanci për vendimmarrje të shpejtë

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka mare garanci ne Bruksel se per liberalizimin e vizave per Shqiperine do te kete shume shpejt nje vendimmarja pozitive. Basha u takua me Komisioneren për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë e Komisionit Europian Secilia Malstrom, ndersa ne nje seance degjimore raportoi per arritjet ne fushën e sigurisë së dokumenteve, kontrollit kufitar, rendit publik dhe sigurisë dhe rezultatet në luftën kundër kriminalitetit.

“është impresionuese, është bërë shumë progres. Unë do të finalizoj raportin dhe do ta diskutoje me shtetet anëtare dhe parlamentin para propozimit. Përfundimisht, çështja e vizave është duke shkuar në drejtimin e duhur dhe jam e impresionuar nga puna e qeverisë shqiptare. Kriteret janë transparente, janë të lehta për t’u vlerësuar dhe kjo është mënyra për të ecur përpara. Shpresoj se ne do kemi shumë shpejt një vendimmarrje positive” tha Malstrom.

“Shpresojmë që përkushtimi i Bashkimit Evropian, për të cilin Komisioni Evropian ka dhënë mbështetjen e plotë dhe komisionerja më ka siguruar vazhdimisht për mbështetjen e plotë, të çojë, dhe besoj që ky do të jetë rasti, në një vendimmarrje pa vonesa, siç shpresojnë dhe presin qytetarët shqiptarë” tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›