Shkolla pse duhet filmi dokumentar i realizuar nga Donika Mustafaj
Është shfaqur premiera e filmit dokumentar “ Shkolla pse duhet” me regji dhe skenar te Donika Mustafaj. Artistja i i rikthehete serisht nje teme te mprehte shoqërore ku ne qendër të problematikës është shkolla e parë në tre kendvështrime mbi të cilën mbështetet shkolla- fëmijë- mësuesi- prind. Donika mustafaj i bën një skanerizim të plotë gjendjes së shkollave, me pikësynimin për të nxjërrë në pah problemet dhe të rrisë ndjeshmërinë e shoqërisë
Në 50 minuta flasin nxënësit: Sikur vetëm një herë të ishim në vendin e mësuesve…!
Mustafaj e cila tashmë po plotëson serinë e filmave dedikuar kryesisht fëmijëve apo adoleshentëve. Pas “Kohë pezull” dhe “Fëmijëria peng”, ajo i kushton një film shkollës, pasi sipas saj, aty mund të gjesh përgjigjet e shumë pyetjeve që ne bëjmë për shoqërinë tonë. “Titulli ka një ‘pse’, që lidhet edhe me fjalën ‘shkolla’ dhe me ‘duhet’. Donika Mustafaj, do të donte që me anë të këtij dokumentari të bënte diçka për të ndryshuar gjërat. Mustafaj nuk bën teori, por shkon atje ku jetohet shkolla dhe ata që dëshmojnë janë mësues e nxënës. Por nëse të parët në shumicën e herëve vijojnë të mbeten të ngërthyer brenda kornizave të trashëguara nga njëri brez mësuesish në tjetrin, këta të fundit pranojnë të flasin hapur. Ata tregojnë për orë mësimi të zhvilluara në mënyrë monotone, për pyetje që u vërtiten në kokë, por që nuk ia drejtojnë mësuesit, pasi tanimë ua dinë përgjigjet e vrazhda, për penalizmin në notë, për tekstet e ngarkuara… “Unë besoj tek shkolla, por nuk besoj tek sistemi”, thotë një nxënës. “Ata nuk e dinë as vetë se çfarë po bëjnë me ne”, thotë një tjetër… Por ata që flasin dhe guxojnë të dalin me figurë para kamerave, siç thotë autorja, janë fëmijë “të mbrojtur”, që do të thotë nxënës që nuk kanë frikë nga ndëshkimi me notë, për shkak të nivelit të lartë në mësime, ndërsa ata që “çalojnë”, nuk munden. Kush e di ç’i pret pas dokumentarit… Sepse, siç thonë ata, ora e mësimit dhe nota varet edhe nga “humori” i mësuesit.