Aktiviteti i biznesmenit palestinez pista kryesore e hetimit

Trupi i pajetë i Anëar Rizik bashkë me misterin e vrasjes së tij do të dërgohen të shtunën me linjat ajrore në Betlehem, për t’u prehur në varrezat e familjes së tij.
Policia është në fazën e verifikimit të dëshmive të të shoqëruarve dhe informacioneve të ardhura për vrasjen e 43-vjeçarit, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e të mërkurës në rrugën Budi në Tiranë, pranë perimetrit lindor të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Rizik u ekzekutua nga shpërthimi i një sasie tritoli që aktivizuar mekanikisht me mekanizmin e një granade, në momentin që 43-vjeçari hapi portën e oborrit të shtëpisë.
Policia vijon t’i qëndrojë dhe të hetojë dyshimeve të saja se ngjarja ka lidhje me aktivitetin e Fabrikës Çimentos së Fushë-Krujës.
Rizik ishte zëvendësmenaxher i përgjithshëm i Fabrikës, e cila ishte në konflikt me banorët e fshatit Zall, pas vitit 2010 kur ndërpreu dhënien e kuotave mujore në kartmonedha për banorët si shpërblim për ndotjen dhe zgjidhjen e konflikteve që lidhen me pronësinë dhe të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor prej tyre.
Policia rendit 15 ngjarje kriminale prej vitit 2009 nga të cilat, 2 janë vrasje dhe respektivisht e adoleshentit Abdyl Zalla, 17 vjeç, brenda ambjenteve të fabrikës në 29 nëntor të vitit 2009, apo e rojes së fabrikës Naim Tali, 43 vjeç.
Ngjarjet e tjera kanë qenë kryesisht vendosje dhe shpërthime eksplozivi në ambjentet e jashtme apo rrugët që lidhnin fabrikën me rrugën nacionale, si dhe zjarrvënie pranë depove të eksplozivëve që përdoreshin nga fabrika.
Policia ka marrë edhe njëherë për këqyrje edhe pamjet filmike protestat e banorëve të fshatit, ndërsa po rihapen të gjitha dosjet me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të fabrikës qofshin këto verbalisht apo nëpërmjet telefonit.
Burimet policore janë shprehur se nuk është bërë ende ndonëse pritet me mjaft interes për hetimin zbardhja e tabulateve të telefonit të viktimës.
Nëpërmjet kësaj policia synon të zbulojë ndonjë kërcënim të mundshëm si dyshim I qënësishëm për motivin e ngjarjes.
Të 18 banorët e fshatit Zall në konflikt me Fabrikën e Çimentos, të cilët u shoqëruan pas ngjarjes nga RENEA, u lanë të lirë pas marrjen në pyetje pasi nuk u gjetën prova që t’I lidhnin me autorësinë e krimit.
Ngjarja është duke u hetuar paralelisht edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ndërsa burimet policore siguruan se nuk ka prova që mund ta lidhin ngjarjen me pistë tjetër, veç asaj të konflikteve për shkak të biznesit të fabrikës së Çimentos.