E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet te grabitet nje pike karburanti ne Tirane

Një pikë karburanti është tentuar të grabitet në mesnatë në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Vorë.

Dy autorë të armatosur me një automatik tip kallashnikov kanë tentuar të lidhin rojen Qamil Haxhia 50 vjeç, dhe në konfrontim me këtë të fundit e kanë qëlluar me armë në këmbë.

Të shtënat kanë plagosur rojen, por më shumë kanë terrorizuar autorët. Këta të fundit janë larguar menjëherë, së bashku me armën pa realizuar grabitjen.
Me të marrë sinjalizimin përkatës në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore.
Policia kreu kontrolle në zonë për të gjetur gjurmë të autorëve.

Në Komisariatinin numër 6 të Policisë së Tiranës dhe drejtorinë e policisë së qarkut janë shoqëruar disa persona, kontigjentë për kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale, banorë të zonës.

Pas marrjes në pyetje të shoqëruarit janë lënë të lirë, pasi sipas burimeve asnjë prej profilit të tyre nuk përshtatej me atë të autorëve të ngjarjes.
Ndërkaq, roja 50-vjeçar ka marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe ndodhet plotësisht jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›