E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat profesionale, panair për modelet e ndërmarrjes

Shkollat profesionale kanë hapur dje në Tiranë panairin e firmave ushtrimore, nëpërmjet të cilave të rinjtë paraqesin idetë e tyre për modelet e ndërmarrjeve. Në këtë panair që është organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe financuar nga agjencia “Kulturë Kontakt Austria”, e cila zhvillon projektin e saj AL BIZ (Albanian Business Schools), ka qenë i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Në Panair morën pjesë 29 firma ushtrimore nga shkolla profesionale shqiptare dhe për herë të parë edhe firma nga Kosova. Panairi është organizuar dhe konceptuar në mënyrë të tillë që t’i paraprijë panairit ndërkombëtar të planifikuar për vitin 2012, në të cilin parashikohen të marrin pjesë firma ushtrimore nga të paktën 8 vende europiane. Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Tafaj theksoi se të mësuarit në firmën ushtrimore mund të zëvendësojë praktikën në ndërmarrje, duke e “sjellë ndërmarrjen në shkollë“.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›