E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon Gjoci, vjen Çelaj

Aktori Lirak Çelaj është zgjedhur në krye të Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës.

Lajmi e bëri të ditur, përmes një komunikate për media, kryesia e UAFK-së, e cila njoftoi se në kuvendin e rregullt të Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, që u mbajt të dielën, ku u mbajtën zgjedhjet e rregullta të kësaj shoqate, u zgjodh kryesia e re si dhe kryetari i ri i UAFK-së.

“Duke u bazuar në statutin dhe rregulloren e kësaj shoqate zgjedhjet u mbajtën fillimisht për të zgjedhur kryesinë e pastaj u bë votim i veçantë për zgjedhjen e kryetarit ku me shumicë votash u zgjodh Lirak Çelaj, ndërsa anëtarë të kryesisë u zgjodhën Agim Sopi, Lulëzim Guhelli, Hazir Sh. Haziri dhe Kushtim Sheremeti”, thuhet në këtë komunikatë.

Tutje, në komunikatë, u bë e ditur se dorëzimi i detyrës u bë nga kryesia e deritanishme dhe kryetari i saj i deritashëm Blerim Gjoci.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›