Helena Kadare, autorja e vitit

Panairi i Librit “Tirana 2011” po vazhdon të ngjallë një interes të madh tek lexuesit vendas por edhe te ata të huaj, përfshirë edhe ambasadorin amerikan të akredituar në Shqipëri, Aleksandër Arvizu.
Ditën e së shtunës organizatorët ndanë edhe çmimet për librat më të mirë, atë të përkthyesit më të mirë dhe disa çmime të tjera.
Helena Kadare, me librin “Kohë e pamjaftueshme”, është shpallur si autorja e vitit. Çmimi special i jurisë i është dhënë Muhamed Ademit, ndërsa çmimin për përkthyesin e vitit e ka marrë Shpëtim Çuçka.
Gjatë ditës së katërt të panairit është vënë re një interes në rritje i dashamirësve të librit. Ndërkohë autorët shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit, duke shitur një numër shumë të madh botimesh.