Reuters: Miniera e kromit në Bulqizë, e përfshirë nga kriza
Nga Erion Kacorri
Miniera e kromit në Bulqizë po përballet me vështirësitë e krizës ekonomike botërore. Në një reportazh të agjencisë Reuters, theksohet se kjo minierë po përballet me sfida si pasojë e përgjysmit të cmimit e uljes së prodhimit.
BULQIZE- Kriza ekonomike ka përfshirë edhe minierën e kromit në Bulqizë. Në një reportazh të agjencisë së lajmeve, Reuters, theksohet se gjigandi i industrisë nxjerrëse të kromit në Shqipëri po përballet me sfidat e vështira të krizës ekonomike botërore.
Një fakt të tillë e konfirmon edhe nënprefekti i Bulqizës, Agim Perhati i cili thekson ndikimin e krizës botërore në minierën e kromit
“Kriza botërore ka ndikuar edhe në qytetin tonë sepse ne njihemi si qyteti në të cilën ndodhet miniera më e madhe në botë për prodhimin e kromit. Nga 500 dollarë që ka qënë cmimi për ton vitin e kaluar, sivjet ka arritur shifrat 120 dollarë ” shprehet Perhati.
Zbulimi i kromit në territorin e Bulqizës u bë rastësisht gjatë pushtimit italian, ndërsa shfrytëzimi i minierës nisi pak vite pas çlirimit. Gjatë regjimit komunist, Shqipëria u shndërrua në prodhuesin e tretë më të madh në botë dhe numrin një në Europë, por duket se situata tashmë ka ndryshuar dhe përvec vështirësive me të cilat përballet kjo minierë i shtohen edhe problemet e shkaktuara nga kriza ekonomike botërore.
(e.n/BalkanWeb)