Shkon në 14 numri i viktimave, sot ditë zie

Qeveria e Shqipërisë shpalli 18 korrikun 2010 ditë zie kombëtare pas
aksidentit të rëndë të ndodhur sot në afërsi të Fushë Arrësit ku autobusi i linjës doli nga rruga duke shkaktuar deri tani 14 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Kryeministri Sali Berisha gjatë një vizite tek të plagosurit në spitalin ushtarak tha se ka një angazhim maksimal në operacionin e shpërtimit ndërsa ngushëlloi të afërmit e viktimave. Ai u uroi shërbim të shpejtë personave të plagosur.
Ndërkohë në spitalin ushtarak në Tiranë ku ndodhen të plagosurit ka mbërritur edhe presidenti Bamir Topi.
Ndihem shumë i lënduar për këtë aksident që mori përmasa tragjike. Jam pranë tyre në këto momente të vështira, uroj që të gjithë të plagosurit të dalin nga gjendja e tyre kritike", tha kreu I shtetit. Ai nënvizoi se e rëndëishme është të thuhet se ka pasur një organizim dhe një solidaritet njerëzor për ngjarjen.
Të plagosurit janë vizituar në spitalin ushtarak edhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili e konsideroi ngjarjen si një moment të vështirë për të gjithë.
Drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga aksidenti ka shkuar në 14.
Ja emrat e viktimave të aksidentit rrugor të së shtunës:
1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini
4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë
5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras
6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,
8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë
9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan
11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkozë, Pukë
12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkozë, Pukë
13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë
14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë