E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Fushë Arrëz, Berisha viziton të plagosurit në Spitalin Ushtarak

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot pasdite të plagosurit e aksidentit tragjik rrugor të një autobusi të linjës Durrës-Fushë Arrëz që u rrëzua në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz. Pas vizitës së të plagosurve në Spitalin Ushtarak në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha shprehu mbështetjen e qeverisë për të ndihmuar të gjithë të plagosurit.

Ai theksoi se "Janë 16 të plagosur me trauma të shkallëve të ndryshme, por ndër ta ka që po luftojnë në shtratin e reanimacionit me vdekjen, që janë në gjendje të rëndë. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat, që tu jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Me këtë rast dua t'u shpreh familjeve të viktimave, popullit të Fushë-Arrëzit, të Pukës, ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë shqiptare, ti siguroj se mbarë shqiptarët ndajnë sonte zinë e rëndë, që i ka pllakosur familjet e tyre. Le të lutemi së bashku për shëndetin e të plagosurve, që ta kalojnë dhe të shërohen sa më shpejt nga trauma, që kanë pësuar nga ky aksident. Një grup të plagosurish ndodhen në Spitalin Ushtarak, një grup tjetër po vjen me helikopter dhe janë nisur po për këtu, dy ndodhen në spitalin e Shkodrës, por ndër ta ka që janë realisht në gjendje të rëndë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›