E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Fushë- Arrëz, autobusi rrëzohet në greminë. 14 të vdekur

14 persona kanë humbur jetën dhe 12 te tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor te ndodhur pasditen e se shtunes. Autobusi i linjes Durrës- Fushë Arrëz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, në ujrat e lumit Fan i Madh. Aksidenti tragjik ka ndodhur ne fshatin Dom të komunës Gjegjan. Rreth 10 të plagosur janë transportuar drejt spitalit Ushtarak të Tiranës dhe 2 drejt spitalit të Shkodrës.

Në spitalin Ushtarak të Tiranës, për të vizituar të lënduarit kanë shkuar kryeministri Berisha, presidenti Topi dhe kryetari i PS, Edi Rama. Ata shprehen ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre për familjet e viktimave. Të lënduarit janë vizituar edhe nga deputetë të mazhorancës dhe opozoitës, ndërsa ministria e Brendshme ka ngritur një shtab pune për nxjerrjen e autobusit nga gremina dhe transportimin e viktimave.

Ndërkaq janë mësuar emrat e viktimave të para të aksidentit tragjik. Ata janë drejtuesi i autobusit, Zef Marku, 48 vjec, Paulin Gjoni 22 vjec, Mimoza Shani 30 vjec, Adem Mustafa 50 vjec, Martin Lleshi 30 vjec dhe dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjec.

Ndërkaq forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që cuan në aksidentin tragjik.

E djela, dite zie kombetare

Qeveria shpall te djelen dite zie kombetare, ne shenje nderimi per viktimat e aksidentit te rende rrugor. Zedhenesja e kryeministrit, Erla Mehilli, tha gjate nje konference per shtyp se qeveria do te marre persiper te gjitha shpenzimet e ceremonise mortore te viktimave. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›