E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN do të lërë vakant postin e Natalia Koliadina

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do të emërojë zëvendësim për përfaqësuesin në Minsk, që pritet të largohet së shpejti.

FMN-ja tha se përfaqësuesja aktuale, Natalia Koliadina, do të kthehet në Uashington në fillim të prillit, kur edhe i skadon mandati trevjeçar.

Institucioni monetar, megjithatë, tha se do ta mbajë zyrën hapur “me stafin lokal”, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje të tjera.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›