E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per skrap, zhduket 50-vjecari

BERAT- Nje 50 vjecar eshte zhdukur pa gjurme qe prej dy muajsh, ndersa kontaktin e fundit ne telefon me familjen e ka pasur vetem 15 dite me pare. Por pas perpjekjeve te deshtuara per ta gjetur, familja ka kerkuar ndihmen e policise se Beratit. Diten e djeshme, Jetmira Rakipi, vajza 25 vjecare e Vladimir Rakipit, ka depozituar denoncimin per humbjen e te atit ne komisariat. Ajo tregon se baba ishte nisur dy muaj me pare drejt Memaliajt te Tepelenes per te mbledhur hekurishte me qellim shitjen per skrap, por ka humbur cdo kontakt prej te pakten 15 diteve.

"U nis per te mbledhur skrap ne Memaliaj, por humbi cdo kontakt me ne qe pas nje telefonate te mistershme te bere rreth 15 dite me pare", rrefen jetmira per gazeten "KJ" ngjarjen. Vladimir Rakipi, eshte banor i lagjes "Uznove" ne qytetin e Beratit, ndersa me mbledhjen e hekurishteve per skrap ai mbante familjen e tij me te ardhura ekonomike. Babai i dy femijeve, mesohet se ne pamundesi punesimi, kishte zgjedhur kete "zanat" per te mbajtur familjen e tij, me te cilen ka humbur cdo kontakt. "E kemi kerkuar gjithandej, tek te aferm, miq dhe shoke, por pa mundur te gjejme asnje gjurme te tij", shprehet Jetmira me tej. Pasi ka humbur cdo shprese per t'u rilidhur me te atin, 25 vjecarja eshte drejtuar ne organin blu, ku kane bere dhe denoncimin. Ajo eshte shprehur pas daljes dje nga komisariati, se babai eshte larguar nga banesa qe ne fund te muajit gusht dhe i vetmi kontakt me ta ka qene nje telefonate e bere prej tij, qe me teper se i ka qetesuar familjaret i ka shqetesuar me shume. "Babai punonte prej vitesh per mbledhjen e skrapit ne zonen e Memaliajt dhe kjo ishte kthyer ne nje mundesi vetepunesimi per te. Por ndryshe nga heret e tjera, per nje kohe te gjate, jo vetem qe nuk eshte kthyer ne familje, por nuk njofton per vendndodhjen e tij", vijon Jetmira rrefimin.

Vladimiri eshte larguar si te gjithe heret e tjera per te punuar ne Memaliaj, por nuk eshte kthyer me. "Nuk na merr as ne telefon. Pritem javet e para qe te kthehej ne banese, por nuk ndodhi. E telefononim vazhdimisht dhe telefoni dilte i zene", tregon vajza e tij. Fillimisht familjaret kane menduar se 50 vjecari ishte larguar per nje kohe te gjate me qellim qe te mos shkonte me atje gjate stines se dimrit. "Por, rreth 15 dite me pare, ne telefonin tim celular mberriti nje thirrje pa numer, qe ishte im ate. Telefonata e tij fillimisht me gezoi, por nga menyra se si komunikoi e shtoi me shume shqetesimin tone. Ai foli shume pak ku na njoftoi se ishte mire, por nuk na tregoi se ku ndodhej dhe se kur do te kthehej", pohon vajza. Telefonata e mistershme e bere ne familje ka qene kontakti i fundit qe bashkeshortja dhe dy femijet e tij kane pasur me te. Ne te tilla kushte ata i jane drejtuar organit blu ne qytetin e Beratit, ku kane denoncuar dhe zhdukjen e 50-vjecarit. Jetmira shprehet se kane kerkuar edhe tek te afermit, por pa sukses, ndersa dyshojne per nje emigrim te mundshem te tij jashte vendit. Por ende nuk mund te shpjegojne rrethanat dhe i tremben ndonje ngjarjeje te pakendshme.

"Kemi kerkuar ndihmen e komisariateve"

Burime zyrtare te komisariatit te ketij qyteti bejne me dije se menjehere pas marrjes se denoncimit kane nisur hetimet rreth zhdukjes se 50 vjecarit. Policia mesohet te kete shperndare fotot e tij, ka njoftuar te gjitha komisariatet, perfshi dhe ate te Tepelenes, nga ku ende nuk ka mberritur asnje pergjigje rreth fatit te Vladimir Rakipit. "Jemi duke marre kontakte me koleget tane dhe shpresojme te zbulojme vendndodhjen e 50 vjecarit ne baze te te dhenave te familjareve dhe deshmive te mbledhura", u shprehen zyrtare te policise se Beratit. Dyshohet se burri mund te kete pasur ndonje mosmarreveshje, ose te jete larguar jashte vendit. Gjithsesi vetem kerkimet e diteve te ardhshme do te zbardhin fatin e Vladimir Rakipit dhe motiveve te largimit te tij nga banesa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›