Durres, gjendet i mbytur 44-vjecari, policia deklaron vetevrasjen
Durres- Trupi pa jete i nje 44-vjecari eshte gjetur rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem ne afersi te portit te Durresit nga punonjesit e sigurise se ketij institucioni. Burime nga Drejtoria e Policise bene te ditur se afer mesdites, kufoma u identifikua si Rrahman Hyka, lindur ne Gramsh dhe banues ne zonen e ish-kenetes se Durresit. Policia tha se dyshohet per nje vetevrasje, megjithese familjaret pretenduan se nuk kane pasur konflikte. Babai i gjashte femijeve mesohet se ka dale heret ne mengjes nga shtepia, ndersa trupi i tij eshte pare te pluskoje ne det, pertej murit rrethues te portit, rreth 5 metra nga bregu, nga njeri prej punonjesve te sigurise portuale, i cili ka njoftuar policine. Pas disa tentativash, policia ka mundur te nxjerre ne breg trupin pa jete, te cilin e ka derguar ne morgun e spitalit rajonal te Durresit, per kryerjen e autopsise. Nga te dhenat e marra ne familjen e te ndjerit, policia ka arritur ne konkluzionin se viktima, teksa ka dale nga shtepia, nuk ka pasur grindje apo probleme me pjesetaret e tjere. Nje nga pistat e ngritura nga policia ne momentin e pare ishte ajo e nje mbytjeje aksidentale, nen efektet e alkoolit, pasi 44-vjecari njihej si konsumator i rregullt, por nga autopsia nuk ka rezultuar se ai ka qene i pire ne momentin e vdekjes. Djemte e viktimes i kane deklaruar policise se Durresit se Rrahman Hyka ka dale nga banesa rreth ores 06:00 te mengjesit per te shkuar si zakonisht ne nje nga magazinat e zones se Shkozetit, ku ishte i punesuar. Nje veprim i tille thuajse ka qene i perditshem ndaj edhe nuk ka shqetesuar familjaret te cilet e kane mesuar vdekjen pasi jane vene ne dijeni nga punonjesi i policise se zones qe ka bere edhe identifikimin ne morgun e spitalit.
Viktima
Viktima ka qene i veshur me rroba vjeshte dhe ne trup nuk i jane gjetur shenja te dukshme dhune. Por me gjithe kembenguljen e familjareve, policia tha se versioni me i mundshem ishte ai i nje vetevrasjeje per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike. Viktima kishte gjashte femije, dy prej te cileve nga martesa e pare.
Viktima
Viktima ka qene i veshur me rroba vjeshte dhe ne trup nuk i jane gjetur shenja te dukshme dhune. Por me gjithe kembenguljen e familjareve, policia tha se versioni me i mundshem ishte ai i nje vetevrasjeje per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike. Viktima kishte gjashte femije, dy prej te cileve nga martesa e pare.