E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy muaj survejime, kapet rrjeti i shitjes se heroines

Fier- Antidroga e Fierit zbulon nje rrjet shperndaresish te heroines, dy nga te cilet rane ne pranga. Sekuestrohet nje sasi heroine dhe peshorja qe perdorej per te ndare ne doza te vecanta lenden narkotike. Burime zyrtare te policise s Fierit kane vene dje ne pranga Ervin Kuko, 27 vjec, banor i lagjes "16 Prilli" dhe Genti Gega, 24 vjec, banor i lagjes "8 Shkurti". Agjentet e antidroges prej nje kohe disa javore mbaheshin nen vezhgim per cdo levizje te tyre. Mesohet nga hetimi i kryer se dy te ndaluarit Gega dhe Kuko jane dy personat kryesore qe shperndanin lende narkotike te forte te llojit heroine. Gjate arrestimit qe u krye duke u gdhire dita e djeshme dhe kontrollit fizik te te dyshuarve, u eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale sasia prej 5 gr lende narkotike heroine. Pasi jane shoqeruar per ne ambientet policore, te rinjve u eshte sekuestruar edhe automjeti tip "Renault", me targa FR0467B. Agjentet ushtruan edhe nje kontroll ne banesat e te dyshuarve, ku zbuluan nje peshore farmaceutike ku pergatisnin edhe lenden narkotike. Materialet jane sekuestruar ne cilesine e proves dhe dosja i kaloi Prokurorise se Fierit.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›