E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkonin per paje, vdesin babe e bir

KUKES- Dasma kthehet ne mort per nje familje nga Kukesi, pasi dy pjesetaret e saj kane humbur jeten ne nje aksident rrugor diten e djeshme. Babe e bir u nxoren te vdekur nga mjeti tip zetor, qe doli nga rruga kryesor Kukes-Shishtavec, si pasoje e ngricave dhe bores se rene, ndersa shpetoi me plage te lehta vajza 21-vjecare. Viktimat udhetonin me mjetin e rende per te marre pajen e nuses se djalit te kryefamiljarit, por ky rit eshte kthyer ne nje tragjedi. Policia vendore tha se viktimat jane Sadri dhe Qemal Demaj, 50 dhe 19 vjec, kurse e mbijetuara eshte L. Demaj, 21-vjece.

Burime zyrtare te Policise se Kukesit, thane se shkak per aksidentin eshte bere dalja nga rruga kryesore dhe renia e zetorit poshte nje ure ne aksin Kukes-Shishtavec, prane fshatit Shtreze. Ne mjet udhetonin babai, qe e drejtonte, bashke me djalin e vogel dhe vajzen. Ekspertet konstatuan se zetori ishte rrokullisur disa here pasi kishte dale nga rruga, duke rene ne gremine. Per fat te keq vendi cilesohet si i rrezikshem per te gjithe udhetaret dhe per me teper qe rruga eshte gjetur e mbuluar deri ne trashesine 10 centimetra, nga debora qe ne disa vende edhe kishte ngrire per shkak te temperaturave te uleta. Ekspertet dalluan nje rreshqitje te pjeses se rruges dhe te mjetit, por hetohet edhe per nje pakujdesi te drejtuesit ne momentin fatal.

Per pasoje, Sadri Demaj se bashku me djalin e tij Qemal Demaj 19 vjec dhe vajzen L. Demaj, kane mbetur viktima te aksidentit. Banoret gjeten te pajete trupat e babait dhe djalit, ndersa me plage, pak metra me tej edhe vajzen 21-vjecare qe u dergua ne spital. Mjeket thane se e demtuara ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas familjareve, tre pjesetaret e familjes Demaj, ishin duke cuar rrobat e nuses ne fshatin Shtreze, nje tradite kjo e dasmave shqiptare. Kryefamiljari mesohet se martonte nje djale tjeter qe per momentin nuk ndodhej ne mjet.

Kane qene banore te zones qe pasi degjuan zhurmen, renden per t'u dhene ndihmen e shpejte te aksidentuarve. Policia tha se dy viktimat ishin pjesetare te nje familjeje nga fshati Bardhoc i rrethit te Kukesit, afer fshatit Shtreze, ku dhe ndodhi aksidenti tragjik. Dyshohet se pjesa e akullit anash rruges, ka ndikuar ne rreshkitjen e mjetit ne nje moment pakujdesie te drejtuesit.

Te vdekur:

Sadri Demaj 50-vjec, drejtuesi

Qemal Demaj 19 vjec, i biri

E plagosur:

L. Demaj 21-vjece, vajza

Shkak i dyshuar:

Debora dhe pakujdesia


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›