PS: Berishen e presin 20 padite ne gjykate, mos behen karagjoze
Deklaraten e bere dje nga Ferdinand Poni per kerkesen e shkarkimit te Edi Rames, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj e quajti nje karagjozllek te mazhorances ne pushtet. "Keta zoterinj jane kapur mat, tek kutite e mbyllura dhe cfare nuk hapin e perhapin per te shperqendruar vemendjen. E kane te kote, nuk i shpetojne dot ballafaqimit me te verteten, duke ngritur nje mal shpifjesh e intrigash per t'i larguar syte e shqiptareve nga krimi i fshehur ne kutite e 28 qershorit", reagoi selia roze. Sipas saj, ne gjykate dhe ne prokurori, jane njezet padi qe presin kryeministrin Sali Berisha, te jape shpjegime per to. "Le te behet burre e t'i faktoje ato akuza te turpshme per cdokend, jo me per nje kryeminister",-tha Imeraj. Ne emer te selise roze, ajo theksoi se karagjozlleku me te verteten dhe me opinionin publik s'ka te sosur. "Del Poni, i listave te manipuluara e kutive te mbyllura dhe kerkon shkarkimin e Rames si kryetar bashkie me akuzat qe Edi Rama, i ka cuar ne gjykate e ne prokurori", reagoi Imeraj ne emer te Partise Socialiste.