Balla: Rinumerimi i votave ne Rumani, shembull i demokracise
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se bota demokratike ofroi keto dite edhe nje shembull tjeter te rendesise qe ka transparenca e proceseve zgjedhore, per legjitimitetin e institucioneve qe burojne nga vota e lire. "Ne Rumani, filloi dy dite me pare procesi i rinumerimit dhe rivleresimit te votave dhe behet fjale per nje vend ku kane marre pjese me shume se 10 milione votues dhe ku ka pasur 140 mije vota te pavlefshme", solli ne vemendje Balla. Sipas tij, pak rendesi ka nese nga rinumerimi do te ndryshoje apo nuk do te ndryshoje rezultati perfundimtar, e rendesishme eshte qe nga ky proces fiton demokracia, fitojne qytetaret. Ai theksoi se ky eshte nje shembull tjeter dhe konkret qe ne demokraci hapja e kutive eshte nje element themelor qe garanton transparencen dhe legjitimitetin e institucioneve. Zyrtari i lart socialist vleresoi se Sali Berisha ben sikur nuk kupton se hapja e kutive eshte nje imperative e demokracise dhe per asnje moment nuk mund te bllokohet e drejta per hapjen e kutive. "Shembulli qe vjen nga Rumania, nje vend anetar i Bashkimit Evropian, konfirmon qarte se kerkesa e Partise Socialiste dhe e opozites ne teresi, eshte nje kerkese legjitime qe gjen paralele ne shume demokraci evropiane dhe boterore", deklaroi Balla. Sipas tij, edhe ne Afganistan ku ne kontribuojme me forcat tona te armatosura u hapen kutite dhe u rinumeruan votat. "Vetem ne Iran dhe ne Shqiperi nuk hapen kutite. Prandaj sot ka vetem nje kusht: Sali Berisha o hap kutite, ose largohu", nenvizoi deputeti i PS.