Shkozë/ Çahet tubi i gazi në një karburant, evakuohen banorët. Bllokohet përkohësisht rruga

Një tub gazi është çarë në një karburant në Shkozë, në rrugën “Sadik Petrela”, duke çuar në evakuimin e zonës. Sipas Policisë, janë evakuuar të gjithë banorët, ndërsa për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/