Shkrihen ashkalinjtë
Para dy vitesh nga Partia Demokratike e Ashakalinjve të Kosovës, ishte ndarë një krah, i cili kishte formuar partinë Bashkimi Demokratik i Ashaklinjve. Anëtarësia e këtij komuniteti gati ishte ndarë në dy pjesë të barabarta. Në zgjedhjet lokale në Komunën e Ferizajt që të dyja këto parti kishin fituar nga një këshilltar komunal.
Duke parë rrezikun se ashkalinjtë mund të fragmentarizoheshin edhe më, Këshilli Kombëtar i Ashkalinjve, në krye me Haxhi Bajramin, ka nisur iniciativën për bashkimin e sërishëm. Negociatat për bashkim kanë zgjatur më shumë se dy muaj. Kështu të mërkurën, në restorantin “Ujëvara”, është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PDAK-së, në të cilin me shumicë absolute votash, të mbi 200 delegatëve nga e gjithë Kosova, është marrë vendimi për shkrirjen e BDA-së në PDAK-, përkatësisht për kthimin e anëtarësisë në partinë e vjetër.
Me këtë rast me vota unanime është zgjedhur kryetar i PDAK-së deputeti i Parlamentit të Kosovës, Danush Ademi, i cili ishte edhe kryetar i BDA-së, partisë që u shkri në PDAK. Për nënkryetar është zgjedhur këshilltari në Asamblenë Komunale të Ferizajt, Rexhep Bajrami.
Me këtë rast Kuvendi i Jashtëzakonshëm ka zgjedhur edhe 27 anëtarë të Kryesisë së PDAK-së. Nga ky numër 15 anëtarë të kryesisë vinin nga radhët e BDA-së, ndërsa 12 nga radhët e PDAK-së. Me këtë rast janë bërë edhe ndërrime në statutin e partisë. Tash e tutje nuk mund të zgjidhet për kryetar partie ai i cili nuk ka përgatitje shkollore superiore dhe ai i cili është i akuzuar për vepër penale.
Kryetari i posazgjedhur në subjektin e shkrirë, Danush Ademi, ka thënë se këto ndryshime në statut kishin për qëllim të favorizonin kuadrot e shkolluara nga komuniteti i ashkalinjve dhe njerëzit e ndershëm të këtij komuniteti. Ai ka thënë se edhe gjatë negociatave për bashkimin e dy subjekteve përparësi u është dhënë njerëzve të shkolluar nga ky komunitet.
Me bashkimin e ashkalinjve në një parti të vetme janë ndarë të kënaqur të gjithë.
“Nëse është bërë ndonjëherë diçka e mençur tek ashkalinjtë, është kjo që është bërë sot me bashkimin e tyre në një subjekt të vetëm politik”, ka thënë nënkryetari i porsazgjedhur i PDAK-së, Rexhep Bajrami.
“Ishte një ditë e madhe për ne. Të bashkuar dhe me njerëz të shkolluar, ashkalinjtë janë faktor më i rëndësishëm politik. Kjo është një festë e njëmendët për ne”, shprehej kryetari i porsazgjedhur, Danush Ademi, i cili për zgjedhjet e ardhshme llogariste në mbi 10 mijë vota të ashkalinjve nga e gjithë Kosova.