KQZ finalizon përgatitjet për Istog
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për zgjedhjet e së dielës, që do të mbahen në Istog.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ’së, Xhemajl Peçani, ka bërë të ditur se kanë arritur fletëvotimet nga Sllovenia dhe çdo gjë është gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog. Gjithashtu, KQZ ka akredituar vëzhguesit për zgjedhjet e së dielës dhe për zgjedhjet që do të mbahen në Partesh.
Sipas Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, të dielën do të ketë 589 vëzhgues nga subjektet politike dhe institucionet tjera.
AAK 180 vëzhgues, LDK 122, LDD 9, PDK 86, AKR 63, Ambasada Amerikane 24, KDI 100 dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, 5 vëzhgues.