PDK në Prizren distancohet nga kryetari

Kryesia e PDK-së në Prizren është distancuar nga qëndrimet e kryetarit të Degës, Zafir Berisha, i cili ditë më parë ka deklaruar se qeveria Muja nuk e ka mbështetjen e strukturave të partisë.
Gjatë një takimi, të mbajtur mbrëmë vonë në prani të kryetarit Hashim Thaçi, nënkryetarëve Fatmir Limaj e Hajredin Kuçi dhe sekretarit të Përgjithshëm, Jakup Krasniqi, anëtarët e Kryesisë së Degës së partisë në Prizren, kanë thënë se qëndrimet e Zafir Berishës, të paraqitura ditëve të fundit në opinion, janë qëndrime të tij personale dhe jo të Kryesisë së Degës.
Zafir Berisha, si kryetar dege, ditë më parë ka deklaruar se qeveria e kryetarit të rizgjedhur të Prizrenit, Ramadan Muja, i cili vjen nga radhët e PDK-së, nuk e ka mbështetjen e strukturave të partisë. Ai madje i kishte kërkuar falje votuesve që ua ka kërkuar votën për Mujën.
Berisha nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si janë përzgjedhur dhe emëruar drejtuesit e drejtorive në qeverinë e re të Prizrenit.