E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrihet AK në Gjirokastër, 2500 anëtarë shkojnë tek PS

Aleanca-kuq-e-zi-fotoVazhdon shkrirja e Aleancës Kuqezi në shumë rrethe të vendit. Mësohet se anëtarësia e AK në qarkun e Gjirokastrës është shkrirë për tu bashkuar me Partinë Socialiste.

Vioment Karagjozi, kreu i AK për jugun e Shqipërisë, duke folur për A1Report, thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime.

Ai thotë se kandidaturat që ka propozuar Kreshnik Spahiu për deputetë, janë përzgjedhur mbi baza klienteliste dhe nuk përfaqësojnë qarkun e Gjirokastrës.

Duke na dërguar njerëz të tjerë, që nuk kanë lidhje me AK-në, gjykuam se rruga më e mirë ishte shkrirja e degës së AK pa kushte në Gjirokastër dhe dy rrethe të tjera. Unë sot zyrën e deklaroj të mbyllur. Votat tona, që të mos shkojnë dëm, do të kalojnë për koalicionin e majtë me shpresën dhe dëshirën se do të respektohet mendimi ynë, tha Karagjozi, duke theksuar se anëtarësia në këtë qark numëron mbi 2500 vetë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›