Presidenti Sejdiu nderon këngëtaren Pagarusha
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ka dorëzuar çmimin "Artiste e Merituar" këngëtares Nexhmije Pagarusha, me të cilin e kishte dekoruar kohë më parë.
"Ka këngë të Nexhmijes që rrallëkush ia arrin t'i interpretojë për shkak të ritmit dhe fuqisë që ajo i ka dhënë këngës", theksoi Presidenti Sejdiu.
Këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për vlerësimin e veprës së saj, tha se ndjehet shumë e lumtur dhe shprehu besimin se edhe artistët e tjerë të cilët e meritojnë do të jenë të vlerësuar në të ardhmen.