E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi,Buxhuku:Qeveria hua nga qytetarët

Konfindustria shpreh shqetësimin për marrjen e borxhit vetëm prej nivelit të dytë të sistemit bankar. Gjergj Buxhuku administratori i Konfindustrisë shprehet se marrja e borxhit edhe prej qytetarëve do të ishte pozitiv si për qytetarët dhe për qeverinë pasi do të merrnin një borxh me një përqindje shumë herë më të ulët.
Ndërsa përsa i përket nivelit të marrjes së borxheve prej qytetarëve Buxhuku deklaron se në Shqipëri është shumë herë më i ulët se në rajon.Sipas tij është një shumë e konsiderueshme e pasurisë që është shfrytëzuar në mënyrë të paarsyeshme.

Vetëm para pak kohësh qeveria shqiptare mori borxh nga bankat vendore të nivelit të dytë 25 milion euro me interes 6.1%. Ndërkohë që konfindustria kërkon që sa më shpejt të realizohet nxitja e huamarrjes së brendshme drejtpërdrejt nga qytetarët shqiptarë si edhe mënyra të tjera të njohura dhe të përdorura me kohë në tregjet financiare të vendeve të zhvilluara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›