E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkrimtari Zlatimir Kolarov sjell romanin “Në sipërfaqen e hollë të akullt”

Një personalitet si Zlatimir Kolarov vjen në Shëqipëri për të  sjellë në duart e lexuesit shqiptarë romanin e tij më të ri shqipëruar nga përkthyesja Milena Selimi “Në sipërfaqen e hollë të akullt”.

Kolarov në “Jetë shqiptare’ ka treguar mbi rrugëtimin e romanit të tij, duke u ndalur te rrëfimet sekrete, sensuale dhe historitë e vuajtura për shpirtin e pakapshëm të gruas përmes syve dhe shpirtit të burrit.

Një dashuri e pamundur për shkak të një depresioni të thellë, është historia që do mbajë të lidhur pas romanit të gjithë lexuesit. 

“Në karrierën timeë si mjek u njoha me një të sëmurë, një burrë i bukur i shëndetshëm dhe kishte të gjitha shanset të kishte një jetë të mirë.

Por kishte rënë në depresion. Kishte shkuar në sbuymë mjek por askush s’kishte mundur ta ndihmonte.

Atëherë ai kishte pasur një traumë të fëmijësirë se kishte parë një familjarë që mbytej. Nuk e kishte thënë asnjëherë dhe ishte përpjekur që përmes sportit ta kalonte si traumë. Pas moshës 29-vjeç sheh një aksident para syve të tij dhe kalon në depresion të thellë.

Unë si mjek kërkoja dhe një ngjarje tjetër që të ndodhte që ti jepja diagnozën për depresionit të rënduar.

Por përgjigja është te libri. Para se të shkruaja librin kam lexuar shumë libri nga shkrimtare femra që lisnin për personalitetin e femrës. Reflektimi që një gruaje i bën shpirtit femëror është i ndryshëm. Prandaj doja t’i ktheja këto vështrime dhe të shihnit gruan përmes syve të një mashkulli,.

Në faqen e parë të romanit shkruhet: se ky është roman për gratë që unë kam dashur që janë nëna dhe gjyshja, më pas vijnë bashkëmoshataret e mia, studentet e paarritshme, dhe më pas vjen gruaja”, tha shkrimtari.

Zlatimir Kolarov  është mjek, profesor i reumatologjisë, shkrimtar, skenarist. Autor i më shumë se 590 punimeve shkencore, drejtues i 6 tezave të doktoraturës. Autor i 30 veprave në gjininë e letërsisë artistike, gazetarisë, dramaturgjisë dhe kritikës letrare, 2 skenarëve për filma artistikë, 8 për dokumentarë dhe 10 për filma shkencorë, si dhe mbi 270 botime në revista letrare dhe elektronike.

Tregimet e tij  janë botuar në revista letrare në 12 gjuhë. Filmat janë prezantuar në 14 festivale prestigjioze. Dy nga librat  e Zlatimir Kolarovit janë përkthyer dhe botuar në Ukrainë dhe Gjermani. Ai është nderuar me 62 nominime dhe çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si mjek, pedagog, shkrimtar dhe skenarist. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë, i P.E.N.-Qendrës Bullgare, i Bashkimit të Shkencëtarëve në Bullgari, i Unionit të Kineastëve Bullgarë – grupimi “Skenaristët” dhe i Lidhjes së Gazetarëve në Bullgari.

Kryetar Nderi i Shoqatës Mjekësore Bullgare për Osteoporozë dhe Osteoartrit, Zëvendës Kryetar i Shoqatës Shkencore të Reumatologjisë, Anëtar Nderi i Shoqatës për Trajtimin dhe Studimin e Dhimbjeve, Kryetar i Unionit të Mjekëve Shkrimtarë në Bullgari “Dimitar Dimov”, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të  Mjekëve Shkrimtarë UMEM.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›