E Martë, 3 Nëntor 2026

Kush është vrasësi? Basha: Nga frika se do i tradhtonte instikti, familjarët refuzuan të bëjnë provën e qitjes

Vrasja horror e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, krim për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarlildo, u rikthye sërish temë  diskutimi në emisionin “Jetë Shqiptare” ku për të folur për këtë temë ishin të ftuar, avokati Bledar Meminaj, eksperti i sigurisë  Faik Basha si dhe gazetari Erald Harlicaj.

Të pranishmit në studio kanë folur për 19-vjeccaren Hygerta Meta që ishte e vetmja që pranoi të bënte qitje me armë në poligon, si pjesë e një eksperimenti hetimor të policisë për të zbardhur vrasjen e Pëllumb Metës.

Ndërsa anëtarët e tjerë kanë refuzuar që të bëjnë qitje në poligon.

Ngjarja u shpreh eksperti i sigurisë Faik Basha është e mbuluar me mister për shkak të ndryshimit të versioneve, ku vetëm brenda 3 ditëve kemi pasur këtë versione të ndryshëm të rrëfyer nga protagonistet e ngjarjes.

Ai deklaroi se , “mendoj se dy vëllezërit dhe e ëma që nuk kanë pranuar që të bëjnë qitje për mua i implikon më shumë se sa i nxjerr nga situata. Sepse mendoj se ata kanë informacion në lidhje me përdorimin e armëve apo dhe janë përfshirë në krim sepse nëse ata do të realizonin qitjen në poligon.  Ata e dinë se instinktivisht , dhe pse do të tentonin që do tregonin se nuk ditë të përdorin armën por gjuha e trupit dhe lëvizjet do tregonin të kundërtën.

Ndaj tha ai, nga frika se do i tradhtonte instikti kanë refuzuar të bëjnë provën e qitjes me armë në poligon.

Sipas ekspertit të sigurisë, policia është duke provuar që në krim ka marr pjesë një person apo ka më shumë se një të përfshirë.

“Policia ka prova të mjaftueshme që vrasësi është djali i madh, Hysëni por policia po heton këtë rast për të qenë të bindur se mos ngjarjen e ka nisur nga Hygerta që pas qitjes mund të ketë ndodhur ndonjë situatë  dhe e ka përfunduar djali tjetër”.

Policia, tha Basha,  është duke hetuar për të ndarë kush është vrasësi?

Më tej ai ka ndarë disa detaje duke thënë se, “djalit të vogël i janë gjetur shenjat e gishtërinjve të gishtave në qesen që kanë mbështjellë armën pas krimit dhe duke e ditur ata që çfarë i priste, ata kanë pastruar shenjat në trupin e armës.  Mesa duket e kanë ditur se çfarë do i priste por kanë pasur planin që ngjarjen ta merr Hygerta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›