Shkrimtari i shquar Skender Hasko ne 75-vjetorin e lindjes

Skender Hasko
Bardhyl Xhama
Ne emer te Shoqates se Shkrimtareve per Femije e te Rinj ku ai eshte nder themeluesit e drejtuesit per mbi 20 vjet i uroj Skenderit shendet jete te gjate dhe pena e tij te mos rreshte kurre se shkruari vepra letrare cilesore qe tu mbeten brezave te ardhshem si gure te cmuar ne gjerdanin e arte te kultures sone kombetare.
Skender Hasko u lind ne Dukat te Vlores me 2 mars 1936. Shkollen 7-vjecare e mbaroi ne Tragjas te Vlores pastaj Liceun Artistik Jordan Misja per aktor. Ka punuar mesues ne fshatin e lindjes mekanik ne Kucove dhe aktor ne estraden profesioniste te Beratit. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranes Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike dhe u diplomua per gazetari punoi gazetar-redaktor ne revisten satiro-humoristike Hosteni pastaj shef i redaksise se botimeve Teater-Estrade ne Shtepine Qendrore te Krijimtarise Popullore me vone kryeredaktor ne revisten per femije Pionieri dhe se fundi drejtor i Teatrit Kombetar te Femijeve deri sa doli ne pension.
Skenderi jo vetem ka kaluar te gjitha shkallet e shkollimit por ka provuar edhe shume profesione deri sa doli ne pension pikerisht ketu ne Teatrin e Kukullaave sic e quanim me pare. shte kjo edhe nje nga arsyet pse po ia festojme ketu pervjetorin e 75 te lindjes ne kolektivin qe e deshi dhe e duan ku urojme ti festojme dhe 100 vjetorin.
Ka filluar te krijoje qysh ne shkollen 7-vjecare dhe shkruan ende edhe sot e kesaj dite. Dhe jam i bindur se pena e tij e talentuar do te vazhdoje edhe per vite e vite te tjere per te na dhene vepra me vlera te vecanta letrare e artistike ashtu si kane qene veprat e tij gjer me sot.
Skender Hasko ka nje veprimtari te gjere ne fushen e krijimtarise letrare. Ai eshte poet perralltar tregimtar novelist romancier dramaturg. Ka shkruar ne te gjitha gjinite por duhet ta pohojme ai ka spikate vecanerisht ne krijimtarine per femije ku ka lene vepra te shquara qe do te mbeten perhere ne thesarin e kultures sone kombetare. Por ai ka shkruar edhe shume libra per te rritur qe jane pritur mire dhe vleresuar nga lexuesit.
Skenderi ka qene dhe eshte anetar bordesh ne shume revista e gazeta. shte anetar i bordit drejtues ne revistat per femije qe botohen ne Maqedoni Nxenesi dhe Xixellimat. Per krijimtarine e tij jepen leksione te vecanta ne universitetet Aleksander Xhuvani-Elbasan Eqerem abej-Gjirokaster dhe Ismail Qemali-Vlore. Per punen dhe krijimtarine e tij eshte i dekoruar me medaljen Naim Frasheri dhe me dy Urdhera Naim Frasheri.
Tani ne 75-vjetorin e lindjes ne mund te bejme bilancin e krijmtarise se tij te gjere e cilesore. Deri me sot ka botuar 45 libra romane novela vellime me perralla me tregime me rrefenja poema vellime me vjersha 13 drama e komedi 6 pjese per tetarin e kukullave dy skenare filmash per femije etj. Ka te pa botuara ende libra te tjere dhe vazhdon e vazhdon te shkruaj pa u ndalur. Duhet te permendim ketu vecanerisht punen madheshtore qe po ben tashme me perkushtim te vecante Fjalorin e Shkrimtareve Shqiptare te te gjitha trevave nje veper madhore qe ai e ka ne perfundim. Urojme qe ta mbaroje sa me shpejt.
Pothuajse te gjitha veprat e tij per femije jane ribotuar madje disa here si ne Shqiperi dhe ne Kosove e Maqedoni. Kjo tregon per vlerat e tyre mnorale e artistike per te gjitha kohrat. Rekordin e mban libri Vallja e shkronjave i ribotuar 8 here.
Librat e Skender Haskos jane vleresuar lart jo vetem nga lexuesit vecanerisht shkollaret por edhe nga kritika edhe nga jurite kombetare. shte nderuar me 14 cmime ne konkurset kombetare per librat
1- Nje gjeneral kapet robme dy cmime
2- Ata qe te bejne per te qeshur
3- Qeshin kafshet shtepiake
4- Dinakja me vesh te grisur
5- udirat dhe e fshehta e Zamirit
6- imi dhe roboti budalla
7- Pas mesimit pjese teatrale
8- Ne ditet e luftes pjese teatrale
9- Tip-tap 5 x 5 komedi
Ndersa vitet e fundit cmimet e fituara jane emertuar si me poshte
mimin La Fonten dhene nga ambasada franceze per novelen-perralle Mbret i tigrave
mimin Viktor Eftimiu dhene nga ambasada rumune per novelen-perralle Arushi hundekavanoz
mimin Xhani Rodari dhene nga ambasada italiane per romanin-perralle Te burgosurat e Xhuxhumit Nje kopje e diplomes se ketij cmimi eshte vendosur ne muzeun e Xhani Rodarit ne Itali
mimi Tasim Gjokutaj dhene nga Shtepia Botuese Toena per romanin Arratisja e Tupe Xhelos
Romani 6 muaj nga jeta e Besianit eshte vleresuar si libri me i mire per femije ne Panairin e librit te vitit 2005.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme