Gjirokastrër, kërkesë për restaurimin e memorialeve historike

Intelektualë e historian përsërisin kërkesën për restaurimin e memorialeve historike në Gjirokastër.
Në 103 vjetorin e vrasjes së Bimbashit turk në Gjirokastër, në 13 mars 1908 nga çeta e patriotit Çerçiz Topulli në memorialin e rilindasve në Gjirokastër është organizuar një aktivitet i veçantë në përkujtim të kësaj dite historike. Intelektualë, historianë, përfaqësues të shoqërisë civile pasi kanë evokuar edhe një herë këtë ngjarje kanë kërkuar sërish ndërhyrjen për restaurimin e këtij memoriali në të cilin ndodhen varret e pesë patriotëve Bajo dhe Çerçiz Topulli, A.Z. Çajupi, Koto Hoxhi dhe Pandeli Sotiri.
I pranishëm në këtë aktivitet publiçisti i njohur Artan Lame ka pohuar se, organizatorët e këtij aktiviteti dhanë një mesazh të veçantë, i dhanë mesazh politikës të të gjithë llojeve.
Në mbështetje të të rinjve gjirokastritë ka ardhur edhe shoqata "Tifozët kuq e zi". Sipas Eugen Kondit, përfaqsues i kësaj shoqate, tifozët kuq e zi kanë mbështetur më nje donacion modest nismën e bashkëmoshatarëve të tyre gjirokastritë.