"Shkrinj akujt" Serbi-Shqipëri, vetëm Kosova i ndan
Kjo thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Ministrisë sonë të Jashtme, ku është zhvilluar një takim midis dy zëvendësministrave të Jashtëm të të dy vendeve, përkatësisht Edith Harxhi dhe Zdravko Ponosh.
Harxhi dhe Ponosh ndan mendimin e pёrbashkёt se marrёdhёniet midis Shqipёrisё dhe Serbisё janë tё njё rёndёsie tё veçantë pёr tё dy vendet dhe se zhvillimi i tyre pa paragjykime do të ishte një kontribut pёr sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit.
Pavarësisht diferencave nё lidhje me çështjen e Kosovёs, palёt ranё dakord tё ecin përpara nё marrёdhёniet midis tyre në të gjitha fushat me interes reciprok. Marrёdhёniet politike së bashku me dialogun politik u vlerësuan si shumё tё rёndёsishme pёr t’i hapur rrugёn zhvillimit dhe intensifikimit tё bashkëpunimit nё tё gjitha fushat me interes reciprok.
Palёt diskutuan edhe nё lidhje me perspektivën e Luginёs së Preshevёs si dhe mbi nxitjen e shkëmbimeve njerëzore. Janё nё proces midis palёve njё sёrё marrёveshjesh dhe protokollesh bashkëpunimi, pjesa mё e madhe e tё cilave pritet tё nёshkruhen sё shpejti si: Marrёveshja pёr riatdhesimin, Marrёveshja nё fushёn e transportit, Marrёveshja pёr njohjen reciproke tё diplomave universitare, etj.