E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet nga flakët shtëpia, humb jetën e moshuara në Gjirokastër

Gjirokastër- Një e moshuar ka humbur jetën gjatë mesnatës në fshatin Poliçan të Gjirokastrës, për shkak se banesa e saj është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ndërsa viktima është Vergulla Konomi, e cila jetonte vetëm në shtëpi. Nga vëzhgimet e para të zjarrfikësve shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ose e moshuara ka lënë të ndezur oxhakun për shkak të motit të ftohtë në këtë zonë.

E mëoshuara gjatë kësaj kohe ka qenë në gjumë, ndërsa flakët jënë përhapur me shpjetësi në ndërtesën dy katëshe, pasi ajo kishte përbërje të shumta druri. Ndërkohë policia është ende duke hetuar, për të patur një pasqyrë të gjerë të ngjarjes.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›