PD: Rama abuzoi me tenderat, 19 mln dollarë shkuan në thesin e Koços
Tiranë- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, për abuzime me tendetart në kohën që bashkia drejtohej prej tij.
Në një deklaratë për mediat ajo shprehet se gjatë 11 viteve shumica e tenderave ka shkuar për Koço Kokdhimën, i cili, sipas saj, ka përfituar rreth 19 milionë dollarë.
Ky modeli futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë! Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama- Kokdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Koços, si t’i kishte paratë e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet që i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës. Por kjo është vetëm pjesa e parë. Sot do tju tregojmë një anë tjetër të këtij modeli. Kjo është një leje ndërtimi, e dhënë nga Rama, unike në llojin e vet, ku ndërtuesi Kokëdhima ka futur të gjithë unazën prej 25 metrash të gjerë, si sipërfaqe e sheshit të ndërtimit!!!Por pse duhej perfshirë unaza e madhe e qytetit në shesh ndërtimi të pallatit te Kristaq Kokdhimës. Sepse vetem në këtë mënyrë duke shpallur edhe te gjithë gjerësin e unazës në shesh ndërtimi Koço mund të dyfishonte sipërfaqen e ndërtimit, e cila në përputhje me normat e urbanistikës pa sipërfaqen e unazës duhet e të ishte dy herë më e vogël. Jo vetëm kaq, por ndërtimi i Koços del edhe përtej kësaj siperfaqje dhe shtrihet në pronat e fqinjit,- tha ajo.
Më tej Tabaku dekaroi se Kokëdhima ka marrë edhe katër leje të tjera të ngjashme duke thënë se modeli Rama-Kokëdhima është modeli i përfitimit të shumicës absolute të tenderave për vete, i zaptimit të hapësirave publike dhe pronës private, i vjedhjes së taksave të parashikuara për shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.