E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-te perkujtojne sulmet e pergjakshme te 11 shtatorit



Nente vjet pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 SHBA-te kane nderuar 3 000 viktimat e kesaj tragjedie. Presidenti Barak Obama vendosi nje kurore ne Pentagon prane Uashingtonit ne kujtim te viktimave te sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001.
Ne fjalimin qe mbajti ne ceremonine e zhvilluar sot ne Pentagon zoti Obama tha se personat qe kryen sulmin ndaj SHBA nuk sulmuan thjesht ndertesat por vete idene e Amerikes. Emrat e viktimave u lexuan ne afersi te vendit ku dikur ishte Qendra Boterore e Tregtise ne Nju-Jork dy kullat e se ciles u sulmuan nga aeroplanet e rrembyer nga ekstremistet myslimane. Renia e kembanave dhe muzika solemne e shoqeruar me minuten e heshtjes ne oren e sakte kur ka ndodhur sulmi ishin pjese e pandashme e ceremonive edhe gjate dites se djeshme. Ceremoni te tilla jane mbajtur ne Pentagon dhe ne Shanksvill te Pensilvanise. Kete vit perkujtimit te viktimave te 11 Shtatorit i ka paraprire debati pas planeve te shpalluara nga nje pastor ne Florida per djegien e qindra kopjeve te Kuranit dhe kundertheniet per ngritjen e nje qendre kulturore islamike ne afersi te nivelit zero ne Nju-Jork.
Presidenti Barak Obama ka marre qendrim te percaktuar qarte per te dyja debatet. Ideja se ne do te djegim librin e shenjte te nje besimi tjeter eshte ne kundershtim me vlerat te cilat i mbron ky vend ka thene Obama. Ai ka terhequr verejtjen se plane te tilla do te sherbejne si ndihme per Al Kaiden ne rekrutimin e militanteve te rinj. Pervjetori i nente eshte paraprire dhe nga publikimi i nje raporti te pergatitur nga ish-drejtuesit e Komisionit Hetimor per ngjarjet e 11 Shtatorit ku thuhet se Shtetet e Bashkuara perballen me rrezikun ne rritje nga militantet brenda vendit. Ne raport ata quhen edhe si amerikanizimi i udheheqjes se Al Kaides ne Shtetet e Bashkuara. Keta militante jane te lindur apo te rritur ne SHBA. Obama ka mbeshtetur pa medyshje dhe planet per ndertimin e nje qendre kulturore islamike e cila perfshin dhe xhamine prane vendit ku ndodhen sulmet terroriste te 11 Shtatorit ne Nju-Jork. Obama ka nenvizuar rendesine e lirise se besimit fetar dhe faktin se nuk jemi ne lufte me islamin. Mbeshtetesit e ndertimit te xhamise mbremjen e se premtes jane mbledhur dhe kane nderuar kujtimin e viktimave te 11 Shtatorit.

Pastori Xhons Nuk do ta digjja Kuranin

Pastori Terri Xhons deklaroi per televizionin amerikan NBC se kurre nuk ka pasur ne mend te permbushte kercenimin per djegien e Kuranit. Xhons terhoqi vemendjen nderkombetare me deklaratat se do te digjte qindra kopje te Kuranit ne nente vjetorin e sulmeve terroriste te 11 Shtatorit ne SHBA. Zyrtaret amerikane kerkuan prej tij te mos e merrte nje hap te tille pasi kjo ishte ne kundershtim me tolerancen fetare ne Shtetet e Bashkuara.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›